Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka vizituar fshatrat Madanaj, Rracaj dhe Sheremetaj për të parë nga afër punimet infrastrukturore që po zhvillohen aty, raporton GazetaBlic.
Ai tha se çdo pjesë e këtij rajoni po shndërrohet në një “hartë investimesh dhe zhvillimi”, duke theksuar angazhimin e komunës për përmirësimin e infrastrukturës lokale.


