Sporti

Historike: Prishtina 01 në mesin e 16 skuadrave më të mira në Europë në futsall

10/30/2025 21:45
nga:Lorik J

Skuadra kosovare, Prishtina 01 ka siguruar një sukses të jashtëzakonshëm në futsallin europian.

Prishtina 01 ka fituar sot ndaj ekipit kroat, Novo Vrijeme, në Ligën e Kampionëve në Main Round, shkruan GazetaBlic Sport.

Ekipi kryeqytetas fitoi me rezultatin 6-7, duke arritur sukses të madh, pasi tani zyrtarisht janë në mesin e 16 skuadrave më të mira në Europë.

Selmanaj realizoi tri gola sot, Alaj dy, teksa Limani, Krasniqi e Rukovci nga një për fitoren historike.

/GazetaBlic Sport