Lajme

Maliqi: Vendi pashmangshëm po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme!

10/30/2025 17:25
nga:Y I

Albin Kurti, si i mandatuari i parë për të formuar Qeverinë nuk arriti t’i sigurojë votat e nevojshme për formimin e institucioneve.

Pas kësaj situate të krijuar, Presidentja Osmani, nesër i ka thirr në takim të gjitha subjektet politike.

Se a pritet të kemi një mandatar tjetër apo vendi po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ka folur për “Gazeta Blic”, njohësja e zhvillimeve politike në vend, Afërdita Maliqi.

Maliqi tha se pavarësisht se LVV-ja nuk arriti t’a formojë qeverinë ka patur një vullnet nga opinioni publik që partitë ish-opozitare t’a bënin Qeverinë.

Por sipas Maliqit,  një ide të tillë se ka përkrahur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili sipas Maliqit ‘s’pati lidership dhe guxim’ të futej në koalicion.

“Që nga 9 shkurti, kur janë përfunduar zgjedhjet, kemi parë që partia që ka dalë e para nuk ka pasur vullnet politik me ba Qeverinë, edhe nuk ka pas asnjë insistim serioz. Hapat që janë bërë, kanë qenë shkelje kushtetuese të qëllimshme, për çka edhe u zvarrit gjithçka. Pavarësisht, se VV nuk e bëri Qeverinë, ka qenë njē vullnet i opinionit publik që partitë që kishin qenë në opozitë ta bënin, në mënyrë që proceset që kishin ngecur të ecnin përpara. Por, kësaj ideje nuk ja bashkangjit Lumiri i LDK i cili nuk pati lidership dhe guxim të futej në koalicion me partitë tjera ish-opozitare” tha Maliqi.

Analistja Maliqi, tha se duke marrë parasysh se asnjë parti s’ka disponim të marrë përgjegjësi, vendi po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Marrë parasysh, zhvillimet e deritashme, ku asnjë parti nuk ka disponim të marrë këtë përgjegjësi vendi pashmangshëm po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme”

Ajo tha se është e pafalshme që po rrezikohet buxheti i shtetit.

“Është e pafalshme që po rrezikohet edhe buxheti i shtetit, e ku varen edhe pagat e shërbimit publik dhe për këtë përgjegjësia i shkon më së shumti VV” tha Maliqi në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

Dështimi i formimit të Qeverisë, Presidentja fton në takim krerët e partive politike