Lajme

‘PDK ka qenë jashtëzakonisht konstruktive’, Çitaku: Ne s’kemi vullnet për ta shkelur Kushtetutën

10/30/2025 15:42
nga:N K

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ldihru em zhvillimet politike dhe situatën ën të cilën ndodhet Kosova pas dështimit të formimit të Qeverisë.

Ajo tha se partia e saj ka treguar përgjegjësi dhe konstruktivitet gjatë gjithë muajve të fundit.

“PDK ka qenë jashtëzakonisht konstruktive për gjatë gjithë këtyre muajve. Pa na u kërkuar nga askush, kemi ofruar rrugëdalje nga kjo situatë. E kemi votuar kryetarin e Kuvendit, jemi munduar ta ruajmë seriozitetin në seancat e Kuvendit të Kosovës”, tha Çitaku para mediave.

Çitaku po ashtu u shpreh se PDK mbetet e përkushtuar ndaj rendit kushtetues.

“PDK nuk ka vullnet politik për ta shkelur Kushtetutën e Kosovës”, shtoi Çitaku.