Sporti

Spektakël i madh të shtunën, ‘Torcida’ udhëton në Vushtrri, organizohet ‘Forca’

10/30/2025 14:53
nga:Mergim Rreci

Spektakël i madh na pret të shtunën në stadiumin ‘Ferki Aliu’ në Vushtrri.

Vushtrria dhe Trepça do të përballen në ndeshjen e Ligës së Parë, shkruan GazetaBlic Sport.

Interesant është fakti se në stadium do të jenë dy tifogrupet, ‘Forca’ nga Vushtrria dhe ‘Torcida’ nga Mitrovica, të cilat njihen për rivalitetin e madh mes tyre.

Me anë të një postimi, ‘Forca’ ka kërkuar pjesëmarrje masive në këtë përballje, me tubimin që fillimisht do të bëhet në sheshin ‘Adem Jashari’, pastaj do të marshohet drejt stadiumit.

Ja postimi i tyre i plotë:

/GazetaBlic Sport/