Sporti

Nuk kanë të ndalur rekordet negative për skuadrën e Liverpool

10/30/2025 13:37
nga:Mergim Rreci

Liverpooli u mposht 0:3 në ‘Anfield’ nga Crystal Palace në raundin e 1/8-ave të Kupës së Ligës Angleze.

Humbja është një pikë e dobët historike për Merseysiders, të cilët nuk kishin rënë me një diferencë të tillë në asnjë nga turnetë e kupave në Angli që nga periudha mes dy Luftërave Botërore.

Herën e fundit që Liverpooli humbi një ndeshje të kupës në shtëpi me të paktën 3 gola diferencë ishte në shkurt të vitit 1934, kur Merseysiders humbën 0-3 ndaj Boltonit në Kupën FA.

/GazetaBlic Sport/