Ylli i ri i Paris Saint-Germain, Desiree Doue, do të jetë jashtë fushave për disa muaj për shkak të një këputjeje muskulore dhe me shumë mundësi nuk do të kthehet në fushë deri në shkurt, sipas gazetës “L’Equipe”.
Sulmuesi pësoi një dëmtim në kofshën e djathtë gjatë ndeshjes me Lorient (1:1), duke vuajtur nga dhimbja ndërsa ishte ende në fushë, transmeton GazetaBlic Sport.
Trajneri Luis Enrique kishte vendosur ta zëvendësonte lojtarin disa minuta më parë, por vonesa çoi në incident, dhe Doue u largua me barelë me fytyrën e mbuluar nga lotët dhe nën duartrokitjet e tifozëve në stadiumin Mustoir.
/GazetaBlic Sport/


