Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, për nesër në ora 12:00.
Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.
“Po, do të marrë pjesë në takim”, tha Xhemaili për Gazeta Blic.
Ftesa për krerët e partive vjen pas dështimit të formimit të qeverisë nga i mandatuari për kryeministër, Albin Kurti./Gazeta Blic/
Dështimi i formimit të Qeverisë, Presidentja fton në takim krerët e partive politike


