Kapiteni i Kombëtares së Kosovës në hendboll, Haris Berisha, pret që ekipi të shfaqet edhe më i fortë në ndeshjen e së dielës në Prishtinë, pas fitores së arritur ndaj Britanisë së Madhe.
Kosova të mërkurën mbrëma fitoi me rezultat 32:26 në Derby të Anglisë, në ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin 2027.
Berisha ishte ndër më meritoret për këtë fitore, duke realizuar nëntëmbëdhjetë pritje vendimtare.
“Loja ka shkuar mirë, por jo ashtu si e kemi pritur ne. Fillimi ka qenë pak i vështirë, sepse kemi trajner të ri, sistem të ri dhe lojë të re. Pas minutës së dhjetë-pesëmbëdhjetë, lojtarët hynë në ritmin e duhur dhe e kuptuan çfarë duhet bërë. Shpresoj që në Prishtinë do të bëjmë një ndeshje edhe më të mirë”, ka deklaruar Berisha pas ndeshjes.


