Sporti

Shkëlqimi i Alvarez tek Atletico Madrid, vetëm tre lojtarë janë më mirë se ai që nga transferimi në La Liga

10/29/2025 09:01
nga:Mergim Rreci

Julian Alvarez ka qenë një figurë kyçe në sulmin e Atletico Madrid për të dytin sezon radhazi.

Argjentinasi ka qenë jashtëzakonisht i dobishëm për ekipin e Diego Simeones jo vetëm me golat e tij, por edhe me pjesëmarrjen e tij në ndërtimin e lojës, duke kontribuar me asiste.

Në fitoren 2-0 të “Los Colchoneros” ndaj Betisit, që ishte fitorja e parë e ekipit në transfertë këtë sezon, Alvarez i dha një asist Alejandro Baenës për golin e dytë.

Sulmuesi argjentinas tani ka gjashtë gola dhe dy asiste në 10 ndeshje në ligë këtë sezon. Alvarez nënshkroi për Atletico Madrid përpara sezonit 2024/2025, dhe që atëherë vetëm tre lojtarë janë përfshirë në më shumë gola se ai në La Liga.

Deri më tani, Alvarez është përfshirë në 29 gola në këtë periudhë (23 gola dhe 6 asiste), me vetëm Kylian Mbappe (47 gola + asiste), Robert Lewandowski (33 gola + asiste) dhe Rafinha (32 gola + asiste) përpara tij në Spanjë.

/GazetaBlic Sport/