Katër shtetas të Turqisë janë arrestuar nën dyshimin për shitblerje të narkotikëve.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 18:15 në Fushë-Kosovë dhe u iniciua si “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas të Turqisë, pasi që gjatë kontrollit të vendbanimeve të tyre janë gjetur dhe sekuestruar 1482 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 590€, 8 telefona mobil, një automjet (fugon), një lap-top, si dhe disa gjësende të tjera që lidhen me rastin. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.


