Sporti

Tri ndeshje shumë interesante në Superligën e Kosovës

10/29/2025 08:32
nga:Mergim Rreci

Superliga e Kosovës vazhdon sot me tri ndeshje shumë interesante.

Kryendeshja e ditës do të zhvillohet në Podujevë, atje ku do të takohen Llapi dhe Prishtina, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe në Skenderaj, me Dritën që luan në transfertë ndaj Drenicës.

Në të njëjtën kohë, Ferizaj përballet me Prishtinën e Re.

/GazetaBlic Sport/