Lajme

Totaj: Prizrenin duhesh me dashtë dhe me punu 24 orë për të dhe jo vetëm në kohë të zgjedhjeve

10/28/2025 16:55
nga:Genita C

Kryetari aktual i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar ndaj kundërkandidatëve politikë, duke theksuar se qyteti duhet me u dashtë dhe të punohet për të çdo ditë, e jo vetëm gjatë fushatave zgjedhore, raporton GazetaBlic.

Totaj kritikoi kundërkandidatin e tij, Artan Abrashin, ku sipas tij, nuk ka sjellë asnjë projekt për Prizrenin gjatë tri mandateve të partisë së tij në qeveri, madje kanë penguar zhvillimin e qytetit.

Ai theksoi se në qeverisjen e tij është udhëhequr nga “kredibiliteti menaxherial dhe aftësia udhëheqëse për të punuar për Prizrenin”.