Sporti

Pak futboll në Gjilan, teksa në Malishevë po fiton Ballkani

10/28/2025 13:55
nga:Lorik J

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të Superligës së Kosovës në futboll.

Në Gjilan, ekipi i Debatik Currit, SC Gjilani ka shkuar në pushim me disavantazh prej 0:1 ndaj Dukagjinit, shkruan GazetaBlic Sport.

Altin Mërlaku realizoi eurogol nga fauli pas 7 minutave lojë. Vlen të theksohet se loja ishte tepër e ngadaltë dhe kishte shumë ndërprerje.

Në Liman Gegaj, Ballkani shkoi në pushim me avantazhin minimal 1:0.

Golin e vetëm në 45 minutat e parë të këtij dueli e shënoi Almir Kryeziu nga penalltia.

/GazetaBlic Sport/