Ish-ylli i Bayern Munich, Arjen Robben, i ka dhënë disa këshilla të vlefshme mesfushorit 17-vjeçar të Bayern Munich, Lennart Karl.
I riu ka bërë bujë gjatë javës së kaluar me golat spektakolarë kundër Club Brugge në Ligën e Kampionëve dhe Borussia Monchengladbach në Bundesligë.
“Lennart Karl meriton lavdërime, ai është i mrekullueshëm. Por ai duhet ta shfrytëzojë këtë. Ai duhet të punojë me veten çdo ditë dhe të mos thotë: ‘Thjesht pata një ndeshje të shkëlqyer, gjithçka është shkëlqyeshëm’. Ai duhet të stërvitet shumë dhe të mos mbështetet në sukseset e tij. Kjo është arsyeja pse kaq shumë lojtarë të shkëlqyer qëndrojnë në top formë për kaq gjatë. Të arrish në majë është një gjë, të qëndrosh atje është krejt tjetër”, tha Robben, siç citohet nga Bild.
/GazetaBlic Sport


