Lajm i mirë për Manchester Cityn – Rodri është duke u stërvitur përsëri me ekipin.
Mesfushori 29-vjeçar spanjoll ka humbur disa ndeshjet e fundit të “qytetarëve” për shkak të një dëmtimi në ligamentin e gjurit që pësoi në fitoren 1-0 ndaj Brentford.
Rikthimi i tij në stërvitje vjen në një kohë vendimtare për ekipin e Pep Guardiolës, i cili do të vizitojë Swansean në Kupën e Ligës në mesjavë.
Rodri ka qenë pjesë e Manchester City që nga viti 2019, kur u transferua nga Atletico Madrid. Këtë sezon, spanjolli ka bërë shtatë paraqitje në të gjitha garat, gjashtë prej të cilave si titullar.
/GazetaBlic Sport


