Lajme

Pal Lekaj: VV në krye me Kurtin bllokues të Shtetit të Kosovës

10/27/2025 19:50
nga:N K

Ish-deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, lidhur me mos formimin e Qeverisë është shprehur se VV-ja duke shfrytëzuar epërsinë e numrave, përmes çdo forme dhe kalkulimi, kanë vonuar dhe bllokuar procesin e krijimit të institucioneve si Kuvendi dhe Qeveria, duke e cilësuar si humbje të madhe për vendin.

Sipas Lekaj, Kryeministri Kurti nga dëshira për të mos lëshuar karrigen e Kryeministrit po bën kalkulime dhe është gati të bllokojë tërë sistemin politik, raporton GazetaBlic.

“Për gati 1 vit, partia e VV-së si asnjëherë më parë nga ndonjë subjekt tjetër ka qasje të gabuar dhe të dëmshme mbi funksionimin e shtetit të Kosovës”.

“Dhe sot edhe pse jemi në një realitet ku ka humbur shumë vendi, institucionet dhe qytetarët, z.Kurti kalkulon dhe nuk dëshiron në asnjë mënyrë të lëshojë karrigen e Kryeministrit, apo nga fakti që vetë spo mundet ta arrijë karrigen don ta bllokojë tërë sistemin politik”.

Tutje Lekaj shtoi se Kabineti Qeveritar i propozuar nga Kurti, nuk paraqet kredibilitet dhe cilësi te figurat e Ministrave për të udhëhequr shtetin e që rrjedhimisht ka krijuar irritim tek spektri politik e qytetarët dhe nuk le hapësirë as për të diskutuar ndonjë votim të mundshëm nga opozita. Dhe që ëshë vetë ai dhe figurat e njerzit e afërt të tij në politikë janë shumë të shpenzuar politikisht e moralisht nga mënyra e dobët e qeverisjes.

“S’ka as kabinet adekuat për të qeverisur shtetin e Kosovës”.

“Mbi këto rrjedhoja kemi tri përfundime: E para një kryetar të VV-së që nuk don bashkëpunime serioze me partitë tjera për të qeverisur me vendin, E dyta një Kryeministër të vetëshpallur që e ka bllokuar zyren e Qeverisë dhe ka krijuar Monarki në sistem duke shfrytëzuar mjetet dhe institucionet padrejtësisht, E treta një mandatar të Qeverisë z.Kurti i cili ka ofenduar dhe shkelur mbi çdo vlerë të këtij shtetit, dhe tani nuk është i sigurt për të qeverisur vendin sepse do të nxjerrë nē pah dobësitë dhe nivelin e dështuar të një kabineti qeveritar të një Qeverie Kurti 3”-përfundoi Lekaj për GazetaBlic.