Lajme

Rama premton bileta falas në trafik urban dhe hapësira komunitare për kategoritë civile të luftës

10/27/2025 17:12
nga:Genita C

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se Kryeqyteti do të jetë gjithmonë pranë atyre që kanë paguar çmimin më të lartë të lirisë, raporton GazetaBlic.

Përmes një postimi, ai njoftoi se është takuar me përfaqësues të kategorive civile të luftës, të cilët ende mbartin plagët e së kaluarës.

Rama tha se Komuna do të ofrojë mbështetje konkrete për ta, përfshirë bileta falas në transportin urban dhe mundësinë e sigurimit të hapësirave për aktivitetet dhe nevojat e tyre komunitare.

“Ne jemi këtu për t’i mbështetur, jo vetëm me fjalë, por me vizion të qartë dhe veprime konkrete”, shkroi ai.