Lajme

Raundi i dytë i zgjedhjeve, nis dërgimi i pakove të votimit jashtë Kosovës

10/27/2025 17:08
nga:N K

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka nisur procesi i dërgimit të pakove të votimit në disa shtete, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Siç njofton KQZ-ja, shërbimet postare do t’i dorëzojnë pakot tek votuesit e regjistruar, në adresat që ata kanë dhënë gjatë procesit të regjistrimit.

Pako e cila i dërgohet votuesit, përmban:

-udhëzuesin si të votohet;

-fletëvotimin,

-zarfin e fshehtësisë ,

-zarfin kthyes ,

-shiritin mbyllës.