Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, pas padisë ndaj ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me buxhetin e komunës, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se qeveria s’ka faj por Rama, që e ka kolapsuar komunën për shkak të keqmenaxhimit.
Postimi i tij i plotë:
Për shkak të mbipunesimeve, kryetari Rama i ka pru para bankrotimit ndërmarrjet publike.
Tash po del e thotë “qeveria ka faj”!
Jo z. Rama, fajin e ke ti se e kollapsuar komunën e Prishtinës për shkak të keqmenaxhimit.
Miliona euro komuna po i humb nga përmbaruesit dhe mbipunësimet e militantëve.


