Lajme

Bilanc tragjik në trafik: 86 të vdekur për nëntë muaj, gati gjysma shoferë

10/27/2025 10:09
nga:N K

Sipas të dhënave të fundit nga Policia e Kosovës lidhur me aksidentet e trafikut rrugor për periudhën janar-shtator 2025, rezulton se 86 persona kanë humbur jetën.

Sipas analizave të deritanishme, 47 persona apo 54.6 për qind kanë qenë shoferë.

Po ashtu, nga gjithsej 75 aksidente fatale, 29 prej tyre (38.6%) kanë qenë vetaksidente.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka bërë apel për kujdes dhe vigjilencë të shtuar nga të gjithë shoferët, sidomos gjatë kushteve të vështira atmosferike.

“Kërkojmë kujdes dhe vigjilencë të shtuar nga të gjithë shoferët e automjeteve, gjithashtu kërkohë përshtatje dhe respektim i kufizimeve të shpejtësisë në rrugë të të gjitha niveleve kur kemi reshje shiu dhe zvogëlim të dukshmërisë në rrugë. Përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës është e domosdoshme për një siguri më të madhe gjatë vozitjes dhe evitim të aksidenteve rrugore që shpesh po rezultojnë me pasoja fatale”, tha Hoxha.