Lajme

Fitorja e Listës Serbe/ Gazetari serb tregon çfarë do të ndodhë me veriun e Kosovës dhe si do të veprojë qeveria

10/27/2025 13:40
nga:N K

Gazetari serb nga Mitrovica e Veriut, Branislav Kërstiç, në një prononcim për GazetaBlic, ka folur për situatën në komunat veriore, pas zgjedhjeve të 12 tetorit, ku Lista Serbe i fitoi këto komuna bindshëm.

I pyetur së qfarë pritet të ndodhë në veri të vendit, Kërstiç tha se qeveria aktuale qendrore do e rrisë presionin me qëllim që të ruajë besimin qytetar dhe t’u dërgojë mesazh qytetarëve në veri se Lista Srpska, pavarisht fitores, do të ketë pushtet simbolik në këto komuna.

“Qeveria aktuale qendrore do të rrisë presionin në veri të vendit me qëllim që të ruajë besueshmërinë e vet dhe t’u dërgojë një mesazh qytetarëve në veri se Lista Srpska do të ketë leva simbolike të pushtetit në nivel lokal”, u shprehë Kërstiç.

Ai shtoi se qeveria do të përqendrohet dhe do të vendosë mbikëqyrje të vazhdueshme mbi vendimet e tyre dhe se vendimet e ardhshme te autoriteteve lokale që nuk bien ndesh me ligjet e Kosovës, do të jenë të ekspozuara ndaj pengesave.

“Kjo do të thotë monitorim i shtuar nga institucionet republikane, mbikëqyrje e vazhdueshme mbi çdo vendim të autoriteteve lokale komunale dhe sfidën e tyre ligjore. Dhe vendimet e ardhshme të autoriteteve lokale që nuk bien ndesh me ligjet e Kosovës dhe që qeveria aktuale qendrore nuk do të jetë në gjendje t’i sfidojë, do të jenë të ekspozuara ndaj pengesave”, u shpreh gazetari.

Ai shtoi se qeveria do të vazhdojë të përdhunojë veriun e Kosovës, pasi që është obsesion i kësaj qeverie dhe kjo është e vetmja menyrë që kjo qeveri të ruajë votat elektorale të nacionalistëve në Kosovë.

“Thjesht, qeveria aktuale do të vazhdojë të përdhunojë veriun e Kosovës. Ky është obsesioni i kësaj qeverie, por edhe e vetmja mënyrë që ajo qeveri të ruajë votat elektorale të nacionalistëve në Kosovë”, deklaroi ai, duke shtuar se kjo sjellje e qeverisë aktuale qendrore në veri të vendit mund të destabilizojë më tej situatën dhe Kosova mund të përballet me dënime serioze nga autoritetet ndërkombëtare.

“Një matricë e tillë sjelljeje e qeverisë aktuale qendrore në veri të vendit mund ta destabilizojë më tej situatën dhe të përballet me dënime dhe reagime serioze nga autoritetet ndërkombëtare në Kosovë”, përfundoi Kërstiç./Gazeta Blic/