Lajme

Spiropali në Bruksel: Asnjë minutë për të humbur, sot e çdo ditë një hap më pranë Evropës

10/26/2025 19:24
nga:Y I

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka thënë se ka shkuar në Bruksel të Belgjikës për t’u takuar me përfaqësuesit e lartë të Komisionit Europian.

Në një postim në Facebook, ajo ka bërë të ditur se nuk do të ndalet së punuari për përmbushjen e objektivave të Tiranës zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Asnjë minutë për të humbur, duke ruajtur ritmin e përshpejtuar të negociatave, për mbështetjen e mëtejshme të transformimit të Shqipërisë, sot e çdo ditë një hap më pranë Evropës”, ka thënë Spiropali.