Sot Kurti ka dështuar t’a formojë Qeverinë pasi nuk kishte votat e nevojshme, duke marrë veç 56 vota pro.
Njohësi i zhvillimeve politike, Imer Mushkolaj, tha se i njëjti këto vota i kishte që para gjashtë muajsh kur sipas tij përpiqej me ‘kokfortësi t’a bënte Albulena Haxhiun kryeparlamentare’.
Mushkolaj potencoi se ‘gjithë këta muaj VV ka zvarritë e ka mashtru, duke thënë se i ka votat për qeveri’.
“Kurti na ka vjedhë muaj nga jeta jonë që më në fund të konfirmojë mashtrimin që e kanë ditur të gjithë, përkatësisht pamundësinë e krijimit të koalicionit qeveritar pa marrëveshje politike. Ai është përgjegjësi kryesor për krizën, bllokimin. Ai është sinonim i mashtrimit dhe dështimit” shkruan Mushkolaj raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:
Kaq vota në Kuvend, pra 56, Albin Kurti i ka pasë qysh para gjashtë muajsh, kyr përpiqej me kokëfortësi ta bënte Albulena Haxhiun kryeparlametare.
Por, gjithë këta muaj VV ka zvarritë e ka mashtru, duke thënë se i ka votat për qeveri. Madje i ka sulmu krejt ata që pohonin të kundërtën.
Kurti na ka vjedhë muaj nga jeta jonë që më në fund të konfirmojë mashtrimin që e kanë ditur të gjithë, përkatësisht pamundësinë e krijimit të koalicionit qeveritar pa marrëveshje politike.
Ai është përgjegjësi kryesor për krizën, bllokimin. Ai është sinonim i mashtrimit dhe dështimit.


