Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Mërgim Lushtaku, thotë se fundi i serialit monoton ‘Qeveria Kurti’, po vjen, raporton GazetaBlic.
Lushtaku thotë se Kosova nuk ka nevojë për sezonin e tretë të mashtrimeve, përçarjeve dhe viktimizimeve të rreme.
Tutje ai shton se populli duhet të flasë me zë të fortë e të qartë kundër këtyre mashtruesve.
Postim i plotë:
Fundi i serialit monoton “Qeveria Kurti” po vjen.
Kosova nuk ka nevojë për sezonin e tretë të mashtrimeve, përçarjeve dhe viktimizimeve të rreme.
Thanë, votojeni Kuvendin, se ne i kemi votat për qeverinë Kurti 3.
Si përherë, gënjyen e mashtruan dhe në fund dështuan.
Populli duhet të flasë me zë të fortë e të qartë kundër këtyre mashtruesve.
Mergim Lushtaku


