Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë fotoalbumin nga Dialogu Global i Berlinit.
Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se në këtë event pati takime, ide, intervista mbi rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian, qeverisjen dhe transformimin digjital.
“Takime, ide, diskutime dhe intervista mbi rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian, qeverisjen dhe transformimin digjital, si pjesë e një dialogu global mbi të ardhmen e ekonomive, institucioneve dhe demokracive në kohë ndryshimesh të mëdha”, ka shkruar kryeministri.,


