Lajme

Vdes një foshnje në Obiliq, dërgohet pa shenja jete në QKMF

10/25/2025 09:42
nga:Y I

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një foshnje në Obiliq.

Nga raporti i policisë thuhet se prindërit e kanë dërguar foshnjën në QKMF pa shenja jete.

‘’HETIM MBI VDEKJEN

Rr. Shkupi, Obiliq 24.10.2025 – 16:20. Raportohet se nga prindërit në QKMF është sjell pa shenja jete foshnja viktima mashkull. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion’’, thuhet në raport.