Lajme

Arifi: Kurtit iu deshtë të shkojë në Londër e të tregojë që nuk i ka numrat

10/24/2025 23:46
nga:Mergim Rreci

Formimi i Qeverisë së Kosovës, është diskutuar sonte në Edicionin Special në Klan Kosova.

Seanca e Kuvendit për votimin e ekzekutivit, është thirrur të dielen më 26 tetor me fillim nga ora 10:00.

Për këtë, ka folur analisti politik Avni Arifi.

Arifi foli edhe rreth ofertës së Kurtit drejtuar Nismës.

“Ju deshtë me shku në Londër, e me i kallxu Kosovës që ka biseduar me NISMA-n dhe ua kanë ofruar një pazar edhe s’e kanë pranuar. Kanë mundur ta japin 1 milion herë atë informacion, por se ka dhënë”, deklaroi Arifi në Klan Kosova.