Sporti

Interi ka gati një ofertë të madhe për Nico Paz

10/24/2025 16:35
nga:Mergim Rreci

Sipas botimit argjentinas “Tycsports”, Interi po përgatit një ofertë prej gati 60 milionë eurosh për yllin e Comos, Nico Paz, pavarësisht mundësisë që Real Madridi ta rikthejë lojtarin 21-vjeçar.

Interi mbetet i interesuar për të dhe sipas informacioneve të fundit nga Argjentina, Nerazzurrët po përgatisin një ofertë me vlerë 58 milionë euro, transmeton GazetaBlic Sport.

Nico Paz zyrtarisht ka një kontratë me Comon deri në qershor të vitit 2028, por çdo transferim i mundshëm kërkon miratimin e Real Madridit, i cili ka një mundësi për ta rikthyer 21-vjeçarin në vitet 2026 dhe 2027 dhe ka një klauzolë prej 50% në çdo shitje të ardhshme.

Tottenhami u përpoq të nënshkruante me Nico Pazin verën e kaluar, por as Como dhe as Real Madridi nuk e miratuan marrëveshjen, kështu që ai mbeti në Stadio Sinigaglia, ku ka kontribuar në tetë nga nëntë golat e Comos këtë sezon me katër gola dhe katër asiste.

/GazetaBlic Sport/