Kur kanë mbetur jo më shumë se dy ditë kohë për formimin qeverisë së re nga Albin Kurti, ende vendi është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kërkesën e Listës Serbe. Ende nuk dihet nëse zgjedhja e Nenad Rasic do të shpallet në harmoni me Kushtetutën apo jo, gjë që mund ta vazhdojë edhe më tej zvarritjen e institucioneve.
Avokati Ardian Bajraktari, në një prononcim për GazetaBlic, u shpreh se nëse nuk ka mase te perkohshme, kalon afati i mandatarit, perkatesisht z. Kurit per themelimin e Qverise dhe duhet të bëhet e ditur se a i ka zotri Kurti 61 numrat për formimin e Kabinetit Qeveritar.
Sipas tij, nëse jo, atëherë është në dorë të Presidentes të ia kaloj këtë në dorë dikujt tjetër që të shpreh gatishmërinë për formimin e institucioneve.
“Në rast se nuk kemi deri në këtë kohë vendim të Gykatës Kushtetuese për sa i përket masës së përkohshme atëherë të dielën kalohet afati prej 15 ditësh ku sipas Kushtetutës neni 95 ka mundësi përkatësisht të drejtë mandatari i propozuar nga Presidentja, zotri Kurti t’a bëj të njohur përbërjen e Qeverisë. Dhe të kërkojë miratimin nga ana e deputetëve të Republikës së Kosovës”
“Nëse eventualisht nuk arrin të marrë votat e nevojshme prej 61, atëherë vjën në shprehje e drejta apo deskrecioni i Presidentes që të shikojë mundësinë që në rast ka dikë që brenda subjekteve politike mund të sigurojë këtë shumicë”.
Tutje Bajraktari tha se me aq sa është bërë e ditur deri më tani, dy liderët e partive të dyta dhe treta s’kanë shprehur gatishmërinë, përkatësiht nuk i kanë numrat, e që kjo duhet t’i konfirmohet Presidentes.
“Në rast që nuk arrihet që asnjë subjekt politik me siguru shumicën prej 61 numrash, atëherë duhet shpallur zgjedhje të parakoshme të cilat duhet ë mbahen brenda afatit 40 ditësh”- përfundoi Bajraktari për GazetaBlic.

Ardian Bajraktari- Avokat!


