Lajme

Kosova paraqitet me tre xhudistë në Kupën Evropiane për Kadet në Slloveni

10/24/2025 12:08
nga:N K

Federata e Xhudos e Kosovës, ka njoftuar se ekipi kosovar i përbërë nga Jon Kuka (-55 kg), Roni Reshitaj (-66 kg) dhe Milot Gashi (-66 kg) do të marrin pjesë në Kupën Evropiane për Kadet që do të mbahet nesër dhe pasnesër, në Kranjska Gora të Sllovenisë.

Në këtë kampionat do të marrin pjesë 432 garues/e, nga katër kontinente dhe 21 shtete.

Xhudistët kosovarë do të ndeshen nesër, ku bashkë me ta ka udhëtuar trajnerja, Majlinda Kelmendi.