Avokati Ardian Bajraktari ka folur lidhur me situatën aktuale politike.
Bajraktari tha se nuk po sheh veprime konkrete të cilat qojnë në formin e Qeverisë.
Bajraktari në një prononcim për GazetaBlic tha se zgjedhjet e parakohshme mbeten opsioni më i afërt.
“Vlerësoj se për aq kohë sa nuk kemi në diskurs publik edhe të njohur veprime konkrete në drejtim të sigurimit prej së paku 61 votash atëherë vështirë se do të mund të sigurohet përkatësisht themelimin e një qeverie por opsion janë zgjedhjet.”
“Megjithatë momentumi pret bukur shumë edhe nga verdikti i Gjykatës Kushtetuese”-përfundoi Bajraktari për GazetaBlic.


