Lajme

Fadil Berjani tregon se sa është çmimi i naftës aktualisht në Kosovë pas rritjes me 5% në tregjet globale

10/24/2025 10:10
nga:Y I

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, tha se Indeksi Crude Brent qe ndikon në çmimet e naftës u rrit mbi 5% sot.

Berjani sqaroi se kjo rritje erdhi pas sanksioneve të reja amerikane ndaj kompanive kryesore ruse të naftës, që ngriti shqetësime për një furnizim më të kufizuar në nivel global.

Ai potencoi se në të njëjtën kohë, rezervat e naftës në SHBA, ranë në mënyrë të papritur.

“Kombinimi i këtyre faktorëve ka ringjallur frikën për tregjet e energjisë dhe ka treguar se sa shpejt zhvillimet gjeopolitike mund të lëvizin çmimet e naftës” shkruan Berjani.

Ai tregoi se sa janë aktulisht çmimet e naftës dhe benzinës në Kosovë.

“Çmimet aktuale në Kosovë janë:Diesel: 1.15€ deri 1.24€Benzin: 1.16€ deri 1.25€” shkruan ai.

Postimi i plotë: