Lajme

“Zgjedhje apo mandatar tjetër”- Bugaqku tregon procedurat se si veprohet nëse s’formohet Qeveria deri të dielen!

10/24/2025 09:39
nga:Y I

Të dielen përfundon afati për formimin e Qeverisë dhe konstituimin e plotë të institucioneve.

Albin Kurti, si i mandatuar nga Presidentja Osmani ka afat edhe dy ditë për t’i siguruar 61 vota për formimin e Qeverisë.

Se si veprohet tutje nëse deri të dielen, Kurti, nuk arrin t’i bëj numrat ka folur për “Gazeta Blic” Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës, KDI.

Bugaqku theksoi se Kushtetuta e ka sqaruar në detaje se si procedohet më tutje në rastet kur mandatari i propozuar nga presidenti/ja nuk arrin të zgjidhet kryeminister dhe nuk formon qeverine.

Ai sqaroi se në këtë situatë i takon Presidentes që nën diskrecionin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese dhe respektivisht kushtetuta, neni 95, që brenda 10 ditëve të gjej mundësinë që të votohet një qeveveri në rundin e dytë, apo të caktojë një mandatar tjetër i cili i ka gjasat për tu zgjedhur si kryeminister

“Kushtetuta e Kosovës por edhe aktgjykimi i Gjykates në rastin KO.72/20, ka sqaruar në detaje ecurinë sesi procedohet më tutje në rastet kur mandatari i propozuar nga presidenti/ja nuk arrin të zgjidhet kryeminister dhe nuk formon qeverine”

“Në këtë situatë i takon Presidentes që nën diskrecionin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese dhe respektivisht kushtetuta, neni 95, që brenda 10 ditëve të gjej mundësinë që të votohet një qeveveri në rundin e dytë, apo të caktojë një mandatar tjetër i cili i ka gjasat për tu zgjedhur si kryeminister respektivisht i ka gjasat me i siguru 61 vota në Kuvend për ta formuar qeverinë” deklaroi Bugaqku.

Bugaqku tha se bazuar në interpretimin e Gjykatës Kushtetuese, Presidentja, duhet të vlerësoj situatën bazuar edhe në kriteret mbizotëruese që ka apo ajo gadishmëri që ndokush prej partive parlamentare të krijon shumicë për formimin e qeverisë apo ka gadishmëri të tyre që të mos vazhdohet me procedurën e zgjedhjes së Qeverisë dhe rrjedhimisht të shkohet në zgjedhje.

“Bazuar në këtë interpretim të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti/ja e shtetit duhet të vlerësoj situatën bazuar edhe në kriteret mbizotëruese që ka apo ajo gadishmëri që ndokush prej partive parlamentare të krijon shumicë për formimin e qeverisë, apo ka gatishmëri dhe vullnet politik të këtyre subjekteve parlamentare dhe deputetëve të tyre që mos të vazhdohet me procedurën e zgjedhjes së qeverisë në raundin e dytë por që me automatizëm të shpërndahet Kuvendi dhe të shpallen zgjedhjet e reja parlamentare” tha Bugaqku në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/