Skuadra e Bashkimit ka reaguar pas shoqërimit në policinë malazeze të tifogrupit ‘Arpaxhikët’.
Klubi prizrenas ka shkruar se është e papranueshme që Arpagjikët të ndalohen në Mal të Zi vetëm për një grafit të shkruar: UÇK, transmeton GazetaBlic Sport.
“Ata nuk kanë kryer asnjë krim, e megjithatë po mbahen padrejtësisht. Solidariteti me ta është i pakushtëzuar! I bëjmë thirrje organeve përgjegjëse dhe veçanërisht ambasadës së Republikës së Kosovës në Mal të Zi për reagim dhe mbrojtje të tifo grupit Arpagjikët si qytetarë të Kosovës dhe të kujdesen që djemtë tanë të lirohen, të mos mbahen padrejtësisht, dhe të vazhdojnë rrugën për Kosovë”, thuhet tutje në reagim.
/GazetaBlic Sport/


