Kanë përfunduar dy sfidat e mbrëmjes së sotme të skuadrave shqiptare.
Drita ka barazuar me Omonian në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 1 me 1, me Arb Manajn që realizoi golin për skuadrën kosovare.
Fitore historike ka siguruar Shkëndija, e cila fitoi 1 me 0 ndaj Shelbourne.
Një autogol i Barrett i dha fitoren e madhe skuadrës shqiptare, e cila siguron pikët e para.
/GazetaBlic Sport/


