Sporti

Çështje e kryer: Messi tek Inter Miami deri në vitin 2028

10/23/2025 18:21
nga:Mergim Rreci

Lionel Messi ka nënshkruar një kontratë të re me Inter Miamin që do ta mbajë atë në klub të paktën deri në fund të sezonit 2028 të Major League Soccer.

Messi u bashkua me Inter Miamin më 15 korrik 2023, me një kontratë dyvjeçare e gjysmë, transmeton GazetaBlic Sport.

Individualisht, ai fitoi çmimin e Lojtarit më të Vlefshëm të MLS për vitin 2024 dhe së fundmi Këpucën e Artë të vitit 2025, pasi shënoi 29 gola në vetëm 28 ndeshje.

Argjentinasi është nominuar për çmimin MVP të ligës për vitin 2025 dhe mund të bëhet lojtari i parë në histori që e fiton këtë çmim dy herë radhazi.

/GazetaBlic Sport/