Lajme

Gjini: Besimi i qytetarëve na bëri bindshëm të parët në këtë proces zgjedhor me rezultatin më të thellë e më të pastër

10/23/2025 18:16
nga:Sh R

Ardian Gjini, kryetar i Gjakovës, tregon se ka përfunduar procesi i plotë i numërimit të votave, ku ka falenderuar secilin bashkëqytetarë që ka parë punën dhe vizionin e AAK-së duke shprehur besimin me votë, raporton GazetaBlic.

Gjini thotë se ky besim i qytetarëve na bëri bindshëm të parët në këtë process zgjedhor dhe me rezultatin më të thellë e më të pastër.

Postimi i plotë:

Tashmë që ka përfunduar procesi i plotë i numërimit të votave, dua të falënderoj secilin bashkëqytetar që ka parë punën dhe vizionin tonë duke shprehur besimin me votë.

Ky besim na bëri bindshëm të parët në këtë proces zgjedhor me rezultatin më të thellë e më të pastër — me 19,974 vota për Kryetar Komune dhe 12,611 vota për Këshilltarë Komunalë.

Një falenderim i posaçëm për të gjithë kandidatët për Këshilltar Komunal, Kryetarët e Nëndegëve dhe të gjitha strukturat e Aleancës për punën e jashtëzakonshme.

Ju ftoj të gjithëve të jeni pjesë e këtij procesi vendimtar, qoftë në qendrat e votimit, apo përmes postës për bashkëqytetarët tanë në diasporë.
Faleminderit GJAKOVË dhe DIASPORË! 🤝

Na bashkon vizioni për komunën tonë, për të vazhduar punën dhe zhvillimin!