Lajme

Halimi: Kurti duhet t’i ketë numrat për formimin e Qeverisë, por i levërdis të bëj kalkulime politike

10/23/2025 15:07
nga:N K

Njohësi i zhvillimeve politike, Jeton Halimi, ka folur rreth ditëve të fundit të afatit të Kushtetueses për formimin e Qeverisë, duke theksuar se Kryeminstri Kurti po e zvarrit këtë proces duke bërë kalkulime në favor të tij.

Halimi potencoi se Kurti duhet t’i ketë numrat për formimin e Qeverisë por në interes të tij është më shumë edhe një muaj pauzë nga Kushtetuesja, nga ankesa e Listës Serbe për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb, Nenad Rashiq.

“Shpresojë dhe besoj që zotri Kurti duhet t’i ketë numrat, por tash ai është duke bër kalkulime politike sepse po e sheh se çfarë po e pret, çfarë sfida dhe mundohet ta shtyej sa më shumë apo të pres edhe masa sigururese nga Gjykata Kushtetuese të ankesës së listes serbe për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb, Nenad Rashiq”.

“Zotri Kurtit i konvenon më shumë me shku edhe një muaj në pauzë , me bë matematika apo kalkulime politike të cilat janë në favor të tij, por sido që të jetë do të ja lëmë kohës dhe unë mendoj që nuk është koha për këto kalkulime politike”- tha Halimi.

Tutje Halimi thekson se politikanët nuk duhet keqpërdorur votat e popullit, është koha për të vepruar dhe themeluar sa mëparë institucionet e Republikës së Kosovës.

“I kemi këta politikanë të tillë në Kosovë dhe nuk japin respekt, dhe nuk bëjnë atë që e kërkon popullata por bëjnë vetëm kalkulime politike për interesa puro politike dhe puro partiake”- përfundoi Halimi për GazetaBlic.