Debatik Curri debutoi javën e kaluar me fitore në stolin e Gjilanit, teksa triumfoi 0-1 ndaj Prishtinës së Re në Lipjan.
Trajneri i klubit kosovar mori një tjetër lajm të mirë, pasi ylli i ekipit, Robert Rrahmani pritet të kthehet nga dëmtimi javën e ardhshme, mëson GazetaBlic Sport.
Rrahmani i mungoi ekipit që nga ndeshja me Llapit me 14 shtator, teksa tani është në fazën e fundit të rikuperimit dhe nga java e ardhshme do fillojë stërvitjet.
Mesfushori është padyshim një nga lojtarët kryesor në skuadër dhe rikthimi i tij do ta gëzojë mjaft trajnerin Curri dhe ekipin e Gjilanit.
/GazetaBlic Sport


