Lajme

Dëmi rreth 200 mijë euro nga shpërthimi i bombolës së oksigjenit në Nikaj të Kaçanikut

10/23/2025 09:23
nga:N K

Dje, një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një eksplodimi të një bombole të gazit në afërsi të një pompe derivatesh në rrugën Kaçanik – Ferizaj.

I njëjti është duke marrë tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ndërkaq, në raportin ditor të PK-së, është bërë e ditur se rreth 200 mijë euro dëm material është shkaktuar si pasojë e shpërthimit.

“Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse të policisë dhe zjarrfikësve, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori i shtetit,” thuhet në njoftim.