Sporti

Asencio ishte heroi i Real Madridit dje, bëri dy ndërhyrje masive ndaj Juventusit

10/23/2025 08:53
nga:Lorik J

Skuadra e Real Madridit fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëvbe, falë golit të shënuar nga mesfushori anglez, Jude Bellingham.

Megjithatë, një lojtar që pati paraqitje masive dje ishte edhe mbrojtësi Raul Asencio, i cili shpëtoi Real Madridin të paktën në dy raste, shkruan GazetaBlic Sport.

Fillimisht ai spastroi një harkim të rrezikshëm të Kalulu në zonë kur rezultati ishte 0-0.

E më vonë, Asencio e bëri një ndërhyrje fantastike në goditjen e Opendas, i cili tentoi ta barazojë rezultatin, por mbrojtësi nuk e lejoi.

Ja momentet: