Juristi, Anton Nrecaj, në emisionin “Click” të RTV21 duke folur për mandatin e presidentit, tha se shteti i Kosovës ende nuk i ka krijuar kushtet për të pasur një president i njëjtë me dy mandate.
Nrecaj ndër të tjera tha se Kosova nuk e ka arritur atë demokraci.
“Kosova ende nuk i ka krijuar kushtet që të ketë një president dy mandate, pavarësisht se Vjosa Osmani, presidentja aktuale mund të ketë qenë e mirë, mund të ketë qenë me performancë të dobët si do që të jetë, ne ende nuk kemi arritur në atë demokracinë që të kemi dy mandate nga i njëjti person”, potencoi ai.


