Lajme

Jashari: Kurti s’i ka numrat s’ka formim të Qeverisë

10/22/2025 22:47
nga:G B

Analistit politik, Shemsi Jashari ka komentuar deklaratat optimiste të deputetit të LVV-së, Halil Thaçi, i cili tha se Qeveria Kurti 3 do të formohet brenda afatit kushtetues.

Në ”Click” të RTV21, Jashari ka hedhur poshtë këtë mundësi, duke theksuar se mungon vullneti politik dhe mbështetja numerike.

“Vet fakti që e thotë Halil Thaçi tregon se nuk do të ketë Qeveri, duke pasur parasysh rolin e tij në Vetëvendosje. Po të kishte siguri për formimin e Qeverisë, do të dilte vetë Albin Kurti, i cili do ta fajësonte opozitën për bllokim. Por e vërteta është se ai nuk i ka numrat. Kurti as nuk ka vullnet, dhe asnjëherë nuk i ka pasur numrat”, tha Jashari.