Sporti

Drita kryen seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Omonia

10/22/2025 16:52
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Dritës ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para ndeshjes ndaj Omonias.

Gjithçka është gati për sfidën e nesërme, me ‘Intelektualët’ që janë gati për të synuar një rezultat sa më pozitiv, shkruan GazetaBlic Sport.

Sfida pritet të jetë vendimtare për ambiciet e Dritës në këtë edicion evropian, ndaj klubi ka nisur organizimet për një mbështetje sa më të madhe nga tifozët.