Lajme

“Gjyqi për ish-krerët e UÇK-së”, anulohen seancat e javës tjetër, gjyqi nis më 3 nëntor

10/22/2025 11:14
nga:N K

Dhomat e Specializuara të Kosovës, njoftojnë se janë anuluar seancat e planifikuara në çështjen Thaçi dhe të tjerët për javën e ardhshme (27–30 tetor).

“Gjykimi pritet të rinis më 3 nëntor 2025, me seanca shtesë të caktuara për 17–20 nëntor 2025, ashtu siç shihet në kalendarin e gjykatës”, thuhet në njoftim.