Lajme

Edita Tahiri: Sukses historik i qeverisë së atëhershme, Kosova ulet si e barabartë në Samitin e Berlinit

10/22/2025 09:46
nga:Genita C

Edita Tahiri ka reaguar lidhur me mbajtjen e Samitit të Procesit të Berlinit që zhvillohet sot në Londër, duke e cilësuar këtë si një sukses historik të qeverisë së atëhershme të Kosovës, raporton GazetaBlic.

Ajo theksoi se Kosova merr pjesë si shtet i barabartë në mesin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Tahiri gjithashtu u shpreh se nisma “Ballkani i Hapur”, të cilën e quajti projekt hegjemonist të Serbisë, është harruar dhe ka dështuar, ashtu si edhe përpjekjet e tjera për dominim nga ana e Serbisë në rajon.