Lajme

Vdes një person në Prizren pasi u vetaksidentua me biçikletë elektrike

10/22/2025 09:10
nga:Y I

Një person derisa ishte duke e ngarë biçikletën elektrike është vetaksidentuar dhe si pasojë ka humbur jetën.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 10:15, në rrugën “Aziz Tolaj”, në Prizren.

“Ka ndodhur një vet-aksident trafiku ku viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke ngarë biçikletën elektrike, është vet-aksidentuar dhe si pasojë ka humbë jetën. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.