Lajme

Dedaj: Të mos harrojmë, në krye të delegacionit në Procesin e Rambujesë dhe në Marrëveshjen për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës ishte Thaçi

10/22/2025 07:43
nga:Y I

Ish-ambasadori i Kosovës në RMV, Gjergj Dedaj, përmes një shkrimi në Facebook ka theksuar se duhet pak histori nga arkivi që të mos harrojmë.

Dedaj tha se në krye të delegacionit në Procesin e Rambujesë dhe në Marrëveshjen për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës ishte Hashim Thaçi.

“Kundër Marrëveshjes së Rambujesë, në mars të vitit 1999, ishte Putini dhe Millosheviqi.Mbase me vetëdije apo pa vetëdije dhe nga naiviteti kundër ishte edhe Albin Kurti…!” shkruan Dedaj në Facebook.

Reagimi i pltoë:

Pak histori nga arkivi, qe të mos harrojmë!

Procesi i Rambujesë apo Marrëveshja e Lirisë dhe e Pavarësisë së Kosovës.

Në krye të delegacionit ishte Hashim Thaqi!

Kundër Marrëveshjes së Rambujesë, në mars të vitit 1999, ishte Putini dhe Millosheviqi.

Mbase me vetëdije apo pa vetëdije dhe nga naiviteti kundër ishte edhe Albin Kurti…!