Sulmuesi i Arsenalit, Viktor Gyokeres, është deklaruar pas fitores ndaj Atletico Madrid.
“Jam shumë i kënaqur. Ata patën disa raste të mira, por mendoj se ne e kontrolluam situatën në përgjithësi.”
Të shënosh katër gola dhe të mbash portën e paprekur përsëri është shumë mirë. Ne gjithmonë vazhdojmë përpara. I bëjmë gjërat siç duhet kur mbrohemi dhe kur kemi raste, jemi jashtëzakonisht të fortë në shfrytëzimin e tyre.
Të dy golat e mi ishin të shkëlqyer. Mundohem të jap më të mirën time gjatë gjithë kohës dhe punoj shumë, të kontribuoj me gjëra të ndryshme dhe golat do të kishin ardhur herët a vonë.
“Ne duam të bëjmë mirë, duam të fitojmë ndeshje futbolli, por kemi një rrugë të gjatë për të bërë. Do ta marrim ndeshje pas ndeshjeje, edhe nëse kjo tingëllon e mërzitshme”, deklaroi sulmuesi suedez.
/GazetaBlic Sport/


